Shoqëria civile në Kosovë do të organizojë sot një tubim paqësor dhe solidarizues për popullin e Gazës, në shenjë reagimi ndaj sulmeve të Izraelit në këtë territor.
Tubimi do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00.
Me moton “Në Gaza s’ka jetë – por ne kemi zë”, organizatorët kanë ftuar qytetarët që të bashkohen për të ngritur zërin kundër dhunës dhe padrejtësive ndaj banorëve të Gazës, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi krizën e rëndë humanitare atje.
Ngjarje të ngjashme janë organizuar në mbarë botën, si pjesë e thirrjeve globale për paqe dhe përfundim të dhunës në rajon.