Velipojë: Policia gjen dhe bashkon me familjen 5-vjeçarin e humbur nga Kosova

by informim peje

Policia e Velipojës ka reaguar menjëherë pas marrjes së njoftimit se një djalë i mitur ishte larguar nga prindërit në plazhin e Velipojës.

Policia njofton se fëmija 5-vjeçar nga Kosova është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe është bashkuar me familjen e tij.

banner

Sipas Policisë, salla operative e stacionit të policisë Velipojë u njoftua nga një familje pushuesish se djali i tyre i mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja në zonën e plazhit u angazhuan në kërkime intensive në terren”, thuhet në njoftim.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, punonjësit e Policisë bënë të mundur lokalizimin e djalit, i cili gëzonte shëndet të plotë, dhe ia dorëzuan familjes.

Prindërit e djalit kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe përkushtimin në këtë rast.

Policia e Shtetit u bën apel pushuesve që të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët e tyre, veçanërisht në zonat e mbipopulluara si plazhet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy