Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar zyrtarisht kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Skenderajt në zgjedhjet e 12 tetorit. Kandidati i zgjedhur është Hysni Mehani.
Lajmi u bë i ditur gjatë një takimi me strukturat organizative të Qendrës së Skenderajt, ku mori pjesë edhe kryeministri në detyrë dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.
Në njoftimin zyrtar, Mehani përshkruhet si një figurë e afërt me qytetarët, punëtor dhe me njohuri të thella për sfidat lokale.
“Skenderaj ka nevojë për një drejtim të ri. Një drejtim që vendos qytetarin mbi gjithçka…” – theksohet në deklaratën e Vetëvendosjes.
Ky hap i VV-së shihet si sfidë direkte ndaj Sami Lushtakut dhe forcave të tjera politike në këtë komunë.