CDF organizoi një udhëtim në Malësinë e Veriut për të promovuar produktin e ri të turizmit kulturor ndërkufitar

by engel

Nga data 6 deri më 8 gusht 2025, Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) në bashkëpunim me Organizatën Kombëtare e Turizmit të Malit të Zi zhvilluan një udhëtim familjarizues (FAM tour) tre-ditor në kuadër të projektit ndërkufitar “Rilindja Kulturore nga Liqeni i Shkodrës në Kosovë (Udhëtim në Kohë)”, të mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit për Asistencë të Para-Aderimit (IPA).

Gjatë turit, u prezantuan tre nga pesë shtigjet tematike të zhvilluara në Mal të Zi, duke përfshirë zonat e Podgoricës, Rozhajes dhe Petnjicës. Aktiviteti bashkoi aktorë kryesorë të fushës së turizmit, me synimin për të promovuar produktin e ri të turizmit kulturor tematik dhe për të shpalosur rezultatet e projektit.

banner

Pjesëmarrësit patën mundësinë të eksploronin drejtpërdrejt shtigjet kulturore-historike të konceptuara për të ndjekur gjurmët e pasurisë historike të rajonit — nga antikiteti, periudha mesjetare dhe ajo osmane, deri te historia moderne. Një vëmendje e veçantë iu kushtua interpretimit bashkëkohor, duke u ofruar vizitorëve një përvojë tërheqëse dhe edukative përmes tregimeve, simboleve dhe takimeve autentike në terren.

Përveç atraksioneve kulturore të Medunit, Petnjicës dhe Rozhajes, të ftuarit shijuan bukuritë natyrore të rajonit, kuzhinën tradicionale dhe u lidhën me ofruesit lokalë të shërbimeve turistike.

Matea Matan, menaxhere e projektit në Organizatën Kombëtare të Turizmit të Malit të Zi, theksoi rëndësinë e kësaj nisme:

“Udhëtimi në Kohë nuk është vetëm një produkt turistik—është një rrëfim për identitetin e përbashkët, trashëgiminë dhe bashkëpunimin mes komuniteteve në të dy anët e kufirit. Përmes shtigjeve tematike, tregimeve autentike dhe partneritetit me komunitetet vendore, kemi krijuar një model të qëndrueshëm promovimi që nderon të kaluarën dhe hap dyert për zhvillimin e ardhshëm të turizmit.”

Edhe Arta Gorani, menaxhere e projektit nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) në Kosovë, u shpreh:

“Ky udhëtim tregoi se si bashkëpunimi ndërkufitar mund të jetë një mjet i fuqishëm për vlerësimin e trashëgimisë sonë të përbashkët dhe se projektet e tilla hapin mundësi të reja për zhvillimin e turizmit rajonal.”

Projekti “Udhëtim në Kohë” ka për synim forcimin e turizmit të qëndrueshëm përmes promovimit të destinacioneve më pak të njohura kulturore dhe historike, si dhe krijimin e një imazhi të përbashkët të rajonit Mali i Zi–Kosovë si një destinacion autentik dhe unik.

Deri në fund të gushtit 2025, do të organizohet një tjetër FAM tour në Kosovë, shoqëruar me prezantimin publik të produktit të ri turistik dhe materialeve promovuese, përfshirë një platformë të përbashkët online dhe broshura informuese për shpërndarje në nivel rajonal e ndërkombëtar.

Projekti zbatohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF), Komuna e Klinës, Qendra për Iniciativa të Turizmit të Qëndrueshëm (CSTI) nga Podgorica dhe Organizata Kombëtare e Turizmit të Malit të Zi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy