Kërkohet nga top skuadrat angleze,por Fermin Lopez të ardhmen e lidhë me klubin katalonas

by Nexhat

Mesfushori spanjoll, Fermin Lopez, ka marrë vendimin për të mos u larguar nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës, raporton Sport.

23-vjeçari është i vendosur të arrijë sukses me skuadrën katalanase, pavarësisht interesimit të disa klubeve të mëdha si Aston Villa, Chelsea dhe Manchester United.

banner

Fillimisht, Barcelona ishte e hapur për shitjen e tij, por situata ndryshoi pas largimit të Inigo Martinez, duke e bërë të panevojshme një transferim të mundshëm të Lopezit.

Së fundmi, futbollisti ka blerë një shtëpi pranë qendrës stërvitore të klubit dhe është ambientuar plotësisht me jetën në Barcelonë.

Si motivim, ai ka përmendur shembujt e Xavit dhe Andres Iniestës, të cilët u deshën vite për t’u afirmuar si lojtarë kyç në skuadër.

Në sezonin e kaluar, Fermin Lopez zhvilloi 46 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar tetë gola dhe dhënë dhjetë asiste, duke dëshmuar rëndësinë e tij për ekipin e Hansi Flick

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy