Akuza për shkelje ligjore në RTK: Jeta Xharra përfiton hapësirë pa konkurs publik

by engel

Publicisti Lirim Mehmetaj ka ngritur akuza të rënda ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK) dhe gazetares Jeta Xharra, duke pretenduar se asaj i është ofruar hapësirë televizive dhe reklamuese në televizionin publik pa asnjë konkurs paraprak, në kundërshtim me Ligjin për RTK-në.

Sipas Mehmetajt, një e-mail i brendshëm i RTK-së, dërguar nga udhëheqësja e Zyrës Ligjore, Zana Spahiu, dëshmon se Xharrës i është mundësuar ky përfitim jashtë procedurave të rregullta. Ai thotë se produksionit privat i është dhënë udhëzim se si të bëjë aplikimin, duke i ofruar avantazh mbi konkurrencën në treg.

banner

Ligji për RTK-në, neni 12, përcakton se hapësira televizive për produksionet e jashtme private mund të sigurohet vetëm “përmes konkursit publik”. Gjithashtu, pika 5 e të njëjtit nen ndalon reklamimin apo sponsorizimin brenda prodhimeve të financuara nga mjetet e RTK-së.

Mehmetaj pretendon se marrëveshja e vitit 2025 parashikon hapësirë reklamuese për emisionin e Xharrës, gjë që ai e cilëson si të palejueshme ligjërisht. Sipas tij, kjo lidhje me RTK-në i shërben gazetares edhe për të siguruar fonde nga donatorët ndërkombëtarë, pasi partneriteti me televizionin publik rrit gjasat për financim të projekteve.

“A duhet të ketë këtë të drejtë ekskluzive vetëm Jeta Xharra? Përse nuk hapet konkurs për të gjithë produksionet e interesuara? Këtu duhet të reagojë menjëherë Agjencia Kundër-Korrupsion”, shkruan Mehmetaj.

RTK dhe Jeta Xharra ende nuk kanë komentuar publikisht mbi këto akuza.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy