Deklarata për UÇK-në, BDI: Mickoski mund t’i poshtërojë publikisht vazalët e tij politik, por jo edhe shqiptarët dhe të vërtetën historike

by Nexhat

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski në lidhje me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare

Sipas BDI-së kjo deklaratë skandaloze e Mickoskit është skandaloze dhe fyerje ndaj shqiptarëve.

banner

Reagimi i plotë i BDI-së:

Deklarata e Kryeministrit për Luftën e UÇK-së është fyerje e drejtpërdrejtë për shqiptarët dhe për historinë e drejtë të demokracisë në vend. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka qenë e drejtë, e shenjtë dhe vendimtare për demokratizimin e shtetit, për kthimin e paqes, për trajtimin e barabartë të të gjitha komuniteteve dhe për arritjen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, marrëveshje që vetë Kryeministri sot e sulmon, si me platformën e tij politike, ashtu edhe me praktikat e përditshme të qeverisjes.

UÇK-ja ishte ushtri e organizuar, me uniformë dhe simbole të qarta, që respektonte konventat ndërkombëtare dhe kontribuoi në instalimin e paqes në vend. Ky është dallimi themelor nga ata që Kryeministri sot i quan “heronj”, ndërsa dje u dënuan për krime lufte, individë që në mënyrë tinëzare dhe qyqare vranë të pafajshëm.

Kryeministri mund të poshtërojë publikisht vetëm vazalët e tij politikë mbi këtë temë, por jo shqiptarët dhe jo të vërtetën historike. Asnjë manipulim politik nuk mund të fshijë rolin e UÇK-së në mbrojtjen e lirisë, në sjelljen e barazisë, demokratizimin e vendit dhe në garantimin e paqes që gëzojmë sot.

BDI nuk do të lejojë që historia të shtrembërohet nga ata që duan ta përdorin për përfitime të përkohshme elektorale. UÇK-ja nuk është temë e së kaluarës, por themel i barazisë dhe paqes që duhet të mbrohet çdo ditë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy