Deliu: PDK nuk do të votojë emra nga qeverisja e kaluar

by Nexhat

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, këtë herë me udhëzime më të qarta. Deputetët duhet ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh dhe të zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.

Në këtë kontekst, deputetja e PDK-së Blerta Deliu ka deklaruar në Debat Plus se partia e saj nuk do të bëhet pjesë e asnjë votimi për kandidatë që kanë qenë pjesë e qeverisjes së kaluar, përfshirë ministrat, zëvendësministrat dhe kryeministrin.

banner

“PDK ka qenë shumë e qartë në qëndrimet e saj. Ne kemi thënë se nuk do të bëhemi pjesë e asnjë votimi e emrave që kanë qenë pjesë e qeverisjes në mandatin e kaluar. Duke përfshirë, ministrat, zëvendësministrat, kryeministrin… por kemi deklaruar se jemi të hapur për propozime të reja, duke bërë përpjeke të dalim nga situata e rëndë e krijuar, e bllokada tashme 6 mujore e themelimit të institucioneve të reja”, ka thënë Deliu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy