Kishte veshur bluzën me portretin e Arkanit, boksieri shqiptar rreh në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb

by informim peje

Boksieri shqiptar nga Kumanova Astrit Sejdi ka rrahur në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme dhe bëhet e ditur nga ish deputeti Azgan Haklaj.

banner

“Sot në orën 17:25′ në Zyrih ky djalosh trim nga Kumanova Astrit Sejdi teksa është shkëmbyer me djalin e Arkanit kur ka parë në bluzën e tij portretin e Arkanit dhe të Putinit nuk ka duruar dot.

Boksieri i talentuar menjëherë e ka marrë para si buldazer!

Tani sapo ka dalë nga stacioni policor dhe është shëndosh e mirë”, shkruan Haklaj.

Arkani (Željko Ražnatović), një figurë e njohur ushtarake dhe kriminale serbe gjatë viteve 1990 u bë i famshëm si udhëheqës i “Tigrave të Arkanit”, një njësi paraushtarake serbe që veproi gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.

Ai u akuzua për krime lufte, përfshirë vrasje, dëbime të popullsisë dhe mizori ndaj civilëve jo-serbë.

Ishte gjithashtu i përfshirë në botën e krimit të organizuar (vjedhje, grabitje bankash, kontrabandë).

Armani u vra në vitin 2000 në hotelin “InterContinental” në Beograd, në një atentat.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy