Lipjan: “Rinia Fest 2025” mbush Sheshin “Adem Jashari” me energji rinore

by engel

Komuna e Lipjanit, nën drejtimin e kryetarit Imri Ahmeti, organizoi sot në Sheshin “Adem Jashari” Panairin Rinor në kuadër të programit “Rinia Fest 2025”, një ditë e dedikuar plotësisht të rinjve dhe kreativitetit të tyre.

Atmosfera festive u gjallërua nga një sërë aktivitetesh argëtuese dhe krijuese. Të rinjtë patën mundësinë të provojnë për herë të parë eksperiencën unike të Syzeve VR, duke u zhytur në botë virtuale me lojëra interaktive dhe aventura digjitale.

banner

Punëtoritë e argjilës ofruan hapësirë për shprehje artistike, ku pjesëmarrësit krijuan objekte unike të cilat i morën me vete si kujtim nga kjo ditë e veçantë.

Përveç kësaj, ngjarja u shoqërua me muzikë, lojëra argëtuese dhe dhurata surprizë, duke e kthyer “Rinia Fest 2025” në një përvojë të paharrueshme për të rinjtë lipjanas.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy