Ministria e Drejtësisë kërkon masa ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që liruan Mefail dhe Edonis Shkodrën

by engel

Ministria e Drejtësisë (MD) ka kërkuar nga Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës nisjen e menjëhershme të procedurave disiplinore ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të përfshirë në lirimin me dorëzani të Mefail dhe Edonis Shkodrës, tashmë të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

Në reagimin e saj, MD e ka cilësuar vendimin për lirimin e tyre si “të pakuptueshëm dhe të papranueshëm”, duke theksuar se të dy të dyshuarit kishin qenë më parë në paraburgim për fajde dhe detyrim, por u liruan nga Gjykata Themelore në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

banner

“Lirimi i tyre përbën një neglizhencë të rëndë institucionale dhe ka prodhuar pasoja tragjike e të pariparueshme”, thuhet në komunikatë.

MD ka apeluar edhe te forcat politike që të ndalojnë pengesat ndaj reformave në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se këto reforma janë një domosdoshmëri për garantimin e sigurisë, drejtësisë dhe paqes sociale.

“Drejtësia nuk është pronë e askujt. Pa një drejtësi funksionale, nuk mund të ketë siguri apo paqe sociale”, përfundon reagimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy