Situatë kritike nga zjarret në Kosovë: 22 vatra aktive, ndërhyrje urgjente në Kçiq të Mitrovicës

by informim peje

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë gjashtë orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 37 vatra zjarri në Kosovë, prej të cilave 22 mbeten aktive, ndërsa 15 janë shuar dhe 52 të lokalizuara.

Situata më e rënduar paraqitet në fshatin Kçiq i Vogël të komunës së Mitrovicës, ku është kërkuar ndërhyrje urgjente dhe ndihmë nga KFOR-i, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policia e Kosovës (PK).

banner

Në operacionin e shuarjes së zjarreve në këtë zonë janë të angazhuara njësitë e zjarrfikësve nga Mitrovica Jugore dhe Veriore, Zubin Potok, Prishtina, Vushtrria, si dhe Njësia Nacionale për Shuarjen e Zjarreve nga Toka (GFFF).

“Komunikimi me Qendrat Operative Emergjente (QOE – 112) dhe Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH) po zhvillohet pandërprerë për të siguruar ndërhyrje efikase në të gjitha vatrat e zjarrit,” thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy