Terren i minuar dhe zjarr në rritje – frikë në kufirin Shqipëri–Greqi

by informim peje

Një vatër zjarri ka rënë në zonën e njohur si ‘Piramida 12’, në Leskovik, në kufi me shtetin grek.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur nga toka greke dhe po afrohet në tokën shqiptare, në fshatin Kamenik.

banner

Mësohet se zona është e minuar që prej luftës së dytë botërore dhe situata paraqitet problematike.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse, forcat e policisë së komisariatit të Kolonjës dhe forca nga zonat e mbrojtura.

Situata mund të ketë përkeqësim për shkak se kanë nisur edhe disa shpërthime të minave, ndërsa temperaturat janë tepër të larta dhe favorizojnë zjarrin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy