Vijon terrori ndaj News24, pas fikjes së sinjalit plaçkiten kompjuterat dhe materialet e punës së gazetarëve

by Nexhat

Nuk ndalet dhuna shtetërore ndaj televizionit informativ News24 dhe gazetarëve të Focus Media News. Pas fikjes së sinjalit prej 3 ditësh tanimë, sot janë grabitur kompjuterat dhe materialet e punës së gazetarëve. Paligjshmëria e nisur mëngjesin e 9 gushtit ka arritur nivele të paimagjinueshme dhe hyrja e civilëve brenda godinave të televizionit, pa asnjë autorizim, vulosi atë që njihet tashmë si akti më barbar i bërë ndonjëherë ndaj një media në Shqipëri

Nuk u mjaftuan vetëm me zaptimin e mjediseve, por sot janë sekuestruar, pa vendim gjyqësor, edhe tavolinat e karriget e zyrave.

banner

Një veprim i pashpjegueshëm dhe që shkon përtej çdo limiti dhe në kundërshtim flagrant me ligjin. Njëkohësisht ka të dhëna se janë çmontuar nga ambientet e News24, të uzurpuara nga Policia e Shtetit dhe ajo Ushtarake, nën urdhër tashmë të drejtorit të KAYO, Ardi Veliu, edhe pajisjet e transmetimit.

Dhjetëra kamionë kanë hyrë dhe dalë nga ambientet e News24, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë transparencë për veprimet e tyre, por kanë plaçkitur mizorisht pronat e televizionit informativ.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy