Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Zhur të Prizrenit, ku një person ka humbur jetën pasi u godit me thikë.
Sipas informacioneve të para, viktima u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, për shkak të gjendjes kritike. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ai nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
Policia e Kosovës ka arrestuar një person që dyshohet si autor i krimit, ndërsa hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.
Kjo vrasje vjen vetëm një ditë pas krimit të trefishtë në Gjilan, duke shtuar shqetësimin për rritjen e dhunës në vend.