AKB: Investitorët e huaj e kanë harruar Kosovën – pasiguria politike dhe energjia e shtrenjtë po e fundosin ekonominë

by engel

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka paralajmëruar se Kosova po humb shpejt atraktivitetin për investime të huaja, për shkak të ngërçeve politike, pasigurisë juridike dhe çmimit të lartë të energjisë elektrike.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha për Ekonomia Online se vendi rrezikon rënie ekonomike prej 3% të BPV-së këtë vit, ndërsa investitorët e huaj “as nuk pyesin” të vijnë në Kosovë.

banner

“Kosova nuk është më atraktive me asgjë që e nxit një investitor të vijë. Nuk kemi qeveri funksionale, Kuvend, kemi energjinë më të shtrenjtë në Evropë dhe pasiguri juridike. Kjo e bën vendin jo miqësor për biznes dhe investime. Sa më shpejt të konstituohet Kuvendi, aq më shpejt do të rikthehet vëmendja e investitorëve”, theksoi Shahini.

Sipas tij, kriza politike ka bllokuar edhe administratën publike, duke pezulluar kontrata dhe projekte të rëndësishme zhvillimore. Ai bëri të ditur se Kosova ka humbur mbi 880 milionë euro fonde të Bashkimit Evropian dhe se projekte të mëdha infrastrukturore janë ndalur plotësisht.

Shahini paralajmëroi se rreth 25% e aktiviteteve të bizneseve prodhuese janë ndërprerë në gjashtë muajt e fundit, duke futur vendin në rrezik të një “moratoriumi ekonomik”.

“Jemi vend i varfër dhe po shkojmë drejt një pasigurie edhe më të madhe politike e ekonomike. Investitorët vendorë dhe të huaj po largohen, ndërsa Kosova humb çdo ditë mundësi për zhvillim”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy