Analistët ushtarakë paralajmërojnë për një sulm eventual të Israelit ndaj Iranit në fund të gushtit

by Nexhat

Izraeli mund të nisë një ofensivë të re ushtarake ndaj Iranit që në fund të këtij muaji, paralajmëron revista amerikane “Foreign Policy”.

Sipas burimeve të saj, përgatitjet për një përplasje të dytë midis dy fuqive janë në rritje, ndërsa këtë herë pritet që përgjigjja iraniane të jetë shumë më e fortë dhe më e shpejtë se më parë.

banner

Analistët ushtarakë besojnë se nëse konflikti i parë shërbeu si test i qëndrueshmërisë strategjike, herën tjetër Irani nuk do të presë, por do të godasë menjëherë dhe me forcë të plotë.

Kjo qasje synon të eliminojë çdo iluzion se Teherani mund të dorëzohet përballë presionit apo epërsisë teknologjike izraelite.

“Përballja e ardhshme nuk do të jetë një kopje e asaj që pamë muaj më parë – ajo do të jetë shumë më e përgjakshme dhe me pasoja më të mëdha rajonale dhe ndërkombëtare,” shkruan foreignpolicy.

Këto zhvillime vijnë në një periudhë të rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar shpreh shqetësim për pasojat që një konflikt i tillë mund të ketë për paqen globale

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy