Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriq do ta vazhdojë karrierën në Serie A të Italisë.
“Corriere dello Sport” ka shkruar se Sassuolo ka arritur marrëveshje preliminare me Ipswich Toënin për shërbimet e portierit Muriq.
26-vjeçari, tashmë është nisur drejt Italisë, ku do ti nënshtrohet testeve mjekësore dhe pastaj të prezantohet te Sassuolo, ekip që u rikthye në Serie A për sezonin 2025/26 si kampion i Serie B.
Sassuolo do ta huazojë për një sezon portierin Muriq, si dhe do ta ketë opsionin e blerjes së tij verën e ardhshme për 10 milionë euro.