Arrestohet në Prizren i dyshuari për skema piramidale, bixhoz të paligjshëm dhe detyrim

by engel

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në Prizren, i dyshuar për përfshirje në veprat penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe “detyrimi”.

Sipas njoftimit, më 11 gusht 2025, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren ka pranuar një ankesë nga një banor i një fshati të Suharekës. Ankuesi ka deklaruar se është kanosur dhe detyruar nga një bashkëfshatar, i cili i kërkonte kthimin e një borxhi të konsiderueshëm.

banner

Nga dëshmia e tij, rreth tre vite më parë, ai kishte marrë pjesë në lojëra bixhozi në vlerë rreth 9 mijë euro, të organizuara nga i dyshuari. Aktualisht, i dyshuari po i kërkonte atij rreth 21 mijë euro dhe e kërcënonte vazhdimisht për pagesën.

Hetimet dyshojnë se i dyshuari ka menaxhuar këto lojëra fati përmes adresave elektronike nga Zvicra dhe Kosova. Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar një telefon për ekzaminim të mëtejshëm.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari A.L. (1990, mashkull kosovar) është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet për dy veprat e lartpërmendura.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy