Bllokada politike, zgjedhjet e tetorit dhe dialogu – mesazhet e Berlinit nga vizita e Michael Reiffenstuel në Kosovë

by engel

Më 10 dhe 11 gusht, Drejtori për Ballkanin Perëndimor, Turqinë, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel, qëndroi për vizitë në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, gjatë dy ditëve, ai u takua me krerët e shtetit – presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin në largim Albin Kurti – si dhe me udhëheqësit e dy partive kryesore opozitare, Memli Krasniqin (PDK) dhe Lumir Abdixhikun (LDK).

banner

Vizita përfshiu edhe takime me përfaqësues të partive serbe në Kosovë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe komandantin e KFOR-it.

Në të gjitha këto takime, Reiffenstuel theksoi domosdoshmërinë e respektimit të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, si hap kyç për t’i dhënë fund bllokadës politike. Ai gjithashtu përsëriti qëndrimin e Berlinit se të gjitha partitë që plotësojnë kriteret duhet të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Diplomati gjerman shprehu mbështetje të plotë për Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sörensen, duke nënvizuar se angazhimi konstruktiv i Prishtinës është i domosdoshëm për suksesin e procesit dhe integrimin evropian të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy