Dakaj: Po favorizohet ZRRE – Edhe avokati më i mirë tha se vendimi i gjykatës komerciale është absurd

by engel

Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar pas vendimit të fundit të shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, e cila ka miratuar ankesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe ka refuzuar kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

I ftuar në emisionin “FIVE” në Dukagjini, Dakaj e cilësoi këtë vendim si favor për ZRRE-në, duke shtuar se edhe ekspertë të fushës e kanë quajtur atë juridikisht të pakuptimtë.

banner

“Shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale e përmbysi të gjitha ato për të cilat ne u munduam, ose për të cilat bizneset pritën, pasi e fituan një betejë përballë ZRRE-së. Që nga fillimi kemi thënë se ky vendim ishte më shumë politik sesa i domosdoshëm, dhe se bizneset nuk ishin të përgatitura për të dalë në tregun e hapur. Aq më tepër, siç kemi theksuar vazhdimisht, nuk kishte kuptim të dilje në treg të hapur kur nuk kishte konkurrencë dhe tregu nuk ishte i përgatitur,” tha Dakaj.

Ai e përshkroi situatën si një “anomali” që pasqyron gjendjen e përgjithshme në vend. “Shkalla e dytë rrëzoi vendimin e shkallës së parë dhe i dha të drejtë ZRRE-së. Edhe avokati më i mirë i kësaj fushe ka thënë se ky është vendimi më absurd, sepse nuk ka logjikë juridike kjo punë,” theksoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy