Lëvizja Vetëvendosje në Gjakovë ka bërë një kthesë të papritur në garën për kryetar të komunës. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se sot pritet të zyrtarizohet Ardian Gola si kandidat për të parin e qytetit, duke zëvendësuar Agon Batushën, i cili është tërhequr nga gara.
Fillimisht, Vetëvendosje kishte vendosur të garonte me Batushën, por pas diskutimeve me partneren e koalicionit, Mimoza Kusari-Lila, është arritur marrëveshja për një emër të pranueshëm për të gjitha palët. Kusari-Lila ka dhënë garanci se Alternativa nuk do të propozojë kandidat për Gjakovën nëse Batusha largohet nga gara.
Ceremonia e prezantimit të Golës pritet të mbahet sonte, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti.
Aktualisht, në garë për kryetar të Gjakovës janë:
Ardian Gola (Vetëvendosje)
Ardian Gjini (AAK)
Shefqet Shehu (LDK)
Ervin Shabani (PDK)