Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses duhet zbatuar

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, deklaroi në emisionin “RTK Prime” se pas muajve të tërë të bllokadës në Kuvendin e Kosovës, i gjithë debati ishte përqendruar rreth një argumenti: opozita ka thënë se nuk lejohet votimi i fshehtë, ndërsa pushteti ka insistuar se lejohet. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka vendosur se nuk lejohet votimi i fshehtë.

“Unë mendoj se arsyeja pse Gjykata Kushtetuese po sulmohet nga pushteti, është se në prapavijë fshihet një pakënaqësi: ‘Pse nuk po na lejoni ende me blloku Kuvendin e Kosovës’”, tha Gruda.

banner

Sipas tij, e drejta mbetet në anën e Gjykatës, por problemi është se aktgjykimi u ka hequr nga dora pushtetarëve një mjet të rëndësishëm, “mjetin e bllokadës”.

“Unë mendoj që nuk ka lexim të PDK-së apo të VV-së, ose të tjerëve; ka vetëm një lexim profesional që duhet t’i bëhet aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne sot e kemi të plotë dispozitivin e aktgjykimit, me gjuhën e publikut, e kemi pjesën urdhëruese dhe ajo nuk do të ndryshojë në asnjë pikë, edhe kur të publikohet aktgjykimi i plotë. Ne jemi duke pritur vetëm pjesën e arsyetimit; ajo që mund të ndryshojë janë vetëm detajet teknike”, theksoi ndër të tjera Gruda.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy