Izmaku: Do të kemi votë brenda Kuvendi, por do të shohim nëse ka marrëveshje politike

by Nexhat

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë se tre deputetët e këtij subjekti politik do të votojnë në seancën konstituive duke iu bindur vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila u ka bërë thirrje deputetëve që të jenë prezentë dhe të votojnë për konstituimin e Kuvendit.

Por, deputetja Izmaku nuk ka treguar nëse se a do të jetë vota e tyre pro apo kundër kandidatit të LVV-së për kryeparlamentar.

banner

 Sipas saj, Nisma ende synon këtë postë, derisa të ketë një rrethanë tjetër politike.

“Jemi me pozicionin e vjetër sepse konsiderojmë se pasi nuk kemi zhvilluar bisedime të reja për një pozicion tjetër atëherë ne qëndrojmë në atë pozicion. Pra, Nisma e ka deklaruar publikisht që ne jemi subjekti i parë shqiptar që kemi ofruar dorën e bashkëpunimit tri votat tona që të dalim nga ngërçi politik. Kemi me qenë përsëri në tavolinë për rrethana të tjera politike. Ne kemi marrë një mandat nga kryesia e partisë që bisedimet t’i vazhdojmë për pozitën e kryetarit të Kuvendit”.

“Nuk ka bisedime të reja dhe as kërkesa të reja. Për rrethanat e reja që janë krijuar me aktvendimin e ri të Gjykatës Kushtetuese, nëse do të kërkohet nga ne si NISMA që të hymë në një marrëdhënie të re politik dhe të bëhen kërkesa tjera ne prap do t’i thërrasim anëtarët e kryesisë dhe do të bisedojmë për një pozicion tjetër politik. Ne do t’i bindemi rregullave të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ne do të kemi votë brenda në Kuvend, e si do të jetë ajo votë do të shohim në bazë të rrethanave që do të krijohen nëse do të kemi një marrëveshje politike”, ka thënë ajo për rtv21.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy