Kur del aktgjykimi i plotë?, Kushtetuesja: S’është finalizuar teksti, publikohet pasi të përfundojnë procedurat

by Nexhat

Të premten e javës së kaluar, më saktësisht me 8 gusht, Gjykata Kushtetuese doli me vendim për bllokadën e krijuar në Kuvend. Nga gjykata, ndër tjerash u tha se votimi për kryetar të parlamentit duhet të bëhet në mënyrë të hapur dhe se i njëjti kandidat mund të propozohet vetëm deri në tri herë për këtë pozitë,

Nga Gjykata u tha edhe se ky aktgjykim i cili edhe do t’i hapte rrugë mbajtjes së seancës konstituive, do të hyjë në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare.

banner

Sipas Gazeta Express, e cila e ka dërguar pyetje në Gjykatë, për të kuptuar se kur do të bëhet publikimi i aktgjykimit të plotë.

Edhe pse datë nuk u dha në përgjigjen e Gjykatës, aty thuhet se aktgjykimi do tu dërgohet të gjitha palëve pasi që të bëhet finalizimi i tekstit, dhe se atëherë i njëjti do të publikohet në Gazetën Zyrtare.

‘‘Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.Aktgjykimi i Gjykatës në rastin KO193/25 dhe KO196/25 do të publikohet pasi që të përfundojnë të gjitha procedurat e parashikuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe me Rregulloren e punës së Gjykatës përkitazi me publikimin e vendimeve. Pas finalizimit të tekstit, aktgjykimi do t’u dërgohet të gjitha palëve të përfshira në rast, do të publikohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe i njëjti do të dërgohet për publikim edhe në Gazetën Zyrtare’’, thuhet në përgjigje të Gjykatës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy