Liverpooli përgatitë ofertën e dytë zyrtare për Isak, të cilws Newcastle nuk mund ti rezistojë

by Nexhat

E ardhmja e Alexander Isak duket larg Newcastle United, me sulmuesin suedez që mbetet i vendosur të transferohet te Liverpooli.

Raportimet e fundit nga Anglia thonë se “The Reds” kanë rënë dakord për kushtet personale me 25-vjeçarin, duke i ofruar kontratë deri në vitin 2030, me mundësi zgjatjeje deri në 2031.

banner

Tani, Liverpooli po përgatit një ofertë të dytë zyrtare për Newcastle United, pasi tentativa e parë u refuzua.

Oferta e mëhershme kishte vlerë rreth 120 milionë funte (afërsisht 139 milionë euro), shifër që “Magpies” e konsideruan të pamjaftueshme.

Isak iu bashkua Newcastle-s nga Real Sociedad në verën e vitit 2022 për 70 milionë euro.

Tani Nicola Schira ka raportuar se The Reds do të përgatitin një ofertë të dytë e cila prite të tejkalojë shumën e 150 milionë eurove.

Sezonin e kaluar, ai shkëlqeu me 27 gola dhe 6 asiste në 42 paraqitje në të gjitha garat.

Negociatat mes dy klubeve vazhdojnë, ndërsa Liverpooli shpreson ta kompletojë transferimin para përfundimit të afatit kalimtar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy