Ngadhnjim Kastrati shpërthen ndaj Jeta Xharrës dhe mbështetësve të saj në RTK: “Po rreni, askush nuk po ju beson më!”

by engel

Ish-drejtori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Ngadhnjim Kastrati, ka reaguar ashpër ndaj gazetares Jeta Xharra dhe atyre brenda RTK-së që e mbrojnë atë, duke i akuzuar për shpifje dhe manipulim të opinionit publik.

Në një reagim të drejtpërdrejtë, Kastrati ka hedhur poshtë pretendimet se gjatë mandatit të tij nuk kishte aplikuar për të drejtat sportive, duke sqaruar se RTK kishte dorëzuar dy kërkesa të plota dhe të rregullta – të parën më shumë se tri javë para mbylljes së konkursit dhe të dytën vetëm një ditë para afatit final.

banner

“S’është e vërtetë që nuk kemi aplikuar. E kemi bërë menjëherë sapo u hap konkursi dhe brenda afateve ligjore. Këto janë thjesht trillime për të hedhur baltë,” deklaroi Kastrati.

Ai gjithashtu mohoi akuzat se kishte ndaluar emisionin Jeta në Kosovë për shkak të një episodi për familjen Devolli. “Kur i kërkova të tregojë një fakt të vetëm që unë ose dikush nga RTK e ka kontaktuar për atë emision, nuk solli asgjë konkrete,” tha ai.

Duke komentuar pretendimet e Xharrës dhe mbështetësve të saj brenda RTK-së se Komisioni i Pavarur për Media kishte reaguar për standardet gazetareske të emisionit, Kastrati kujtoi se kontrata me produksionin e saj kishte përfunduar dhe ligjërisht nuk mund të lidhej një e re, pasi RTK është e detyruar t’i realizojë vetë debatet informative.

“Edhe sikur të mos ishte e ndaluar me ligj, nuk do ta kisha marrë. Mjafton të shohësh sa para ka marrë ajo nga RTK-ja,” theksoi ai, duke shtuar se këtë ia kishte thënë hapur edhe gjatë takimeve të mëparshme me të.

Mesazhi i Kastratit është i prerë: “Nuk frikësohem prej teje dhe mbështetësve tuaj! Vazhdoni ofendoni, bëni analiza si të ju leverdiset, por askush nuk po ju beson më. Ama bash askush! E për këtë arsye jeni qu pesh dhe nuk po ndaleni duke kërkuar vëmendje. Për ‘msitin’, mos u bëni merak, s’e kam harruar… do ta tregoj më vonë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy