Prizren – 4 kilogramë substancë narkotike të dyshuar si kokainë.
Sipas burimeve nga Policia e Kosovës, gjatë aksionit është arrestuar një person me inicialet H.K., i cili dyshohet për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike.
Droga e sekuestruar do t’i nënshtrohet ekspertizës për të konfirmuar saktësisht llojin dhe pastërtinë e saj. I arrestuari ndodhet në mbajtje, ndërsa rasti është në hetim nga autoritetet kompetente.
Policia ka njoftuar se aksione të tilla do të vazhdojnë me qëllim parandalimin e shpërndarjes së drogës në vend.