Shkëndija mëson rivalin e play-offit në Ligën e Evropës

by Nexhat

Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, ka mësuar kundërshtarin në fazën play-off për një vend në grupet e Ligës së Evropës – dhe ai vjen nga fqinjësia,

Tetovarët do të përballen me kampionin e Bullgarisë, Ludogorets, i cili u eliminua nga play-offi i Ligës së Kampionëve. Skuadra nga Razgradi u mposht nga Ferencvaroshi, ndeshja e parë në Bullgari përfundoi 0-0, ndërsa takimi i kthimit në Hungari u mbyll 3-0 për vendasit.

banner

Ndeshja e parë e Shkëndijës do të zhvillohet në Shkup më 21 gusht, ndërsa takimi i kthimit në Bullgari do të luhet më 28 gusht.

Fituesi i këtij çifti do të sigurojë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, ndërsa skuadra humbëse do të vazhdojë në Ligën e Konferencës. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy