Adelina Ismaili rrëfen pa filtra: “Shqipëria më shpëtoi karrierën, aty ndjehem më e vlerësuar”

by engel

Adelina Ismaili, një nga ikonat më të guximshme dhe më të veçanta të muzikës shqiptare, ka folur hapur për kulisat e karrierës dhe jetës së saj artistike, duke ndarë emocione të forta në emisionin “21 Gradë” në RTV21.

E njohur për thyerjen e tabuve dhe për performancat që kanë lënë gjurmë në skenën shqiptare, këngëtarja nuk ngurroi të tregojë se ndjenja e respektit që merr ndryshon shumë nga vendi në vend.

banner

“Në Shqipëri e ndjej veten më të vlerësuar. Në Kosovë kam pasur rastin që disa mediume m’kanë fut në lloq… Shqipëria më ka nxjerrë nga ajo baltë. Shqipëria ma ka shpëtuar karrierën,” – u shpreh Adelina me sinqeritet të rrallë.

Sipas saj, mediat dhe publiku shqiptar i kanë dhënë një dorë të fortë në momentet kur imazhi i saj artistik ishte vënë në pikëpyetje, duke e ndihmuar të rifitojë besimin dhe të ecë përpara.

Ky rrëfim i drejtpërdrejtë u prit si një dëshmi e realitetit me të cilin përballen shumë artistë – ku fama nuk vjen vetëm me duartrokitje, por shpesh edhe me paragjykime e kritika të ashpra. Megjithatë, historia e Adelinës është edhe një shembull i forcës për të mos u dorëzuar dhe për të vazhduar rrugën e pasionit pavarësisht pengesave.

Adelina, e cila prej dekadash mbetet një nga emrat më të diskutuar e më të komentuar në showbiz-in shqiptar, e mbylli intervistën me një mesazh për publikun: se dashuria e tyre është motivi më i madh për të mos ndalur kurrë së kënduari.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy