Aksident në Bresalc të Gjilanit: Katër persona të lënduar, Policia po kryen hetimet

by engel

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Bresalc të komunës së Gjilanit.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, aksidenti ka ndodhur më 13 gusht 2025 rreth orës 16:30 dhe ka përfshirë dy automjete.

banner

“Në këtë aksident, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Të njëjtit janë dërguar në qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal të Gjilanit, ku po marrin trajtim mjekësor,” ka deklaruar Osmani.

Hetuesit e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Gjilan kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në trafik.

Aksidenti në Bresalc rikthen vëmendjen te nevoja për siguri më të madhe në rrugët lokale, veçanërisht në zonat rurale ku infrastruktura shpesh mbetet sfiduese për drejtuesit e automjeteve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy