Avdullah Hoti kritikon ZRRE-në dhe Qeverinë për vendimin që dëmton bizneset në tregun e energjisë

by engel

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj entuziazmit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për vendimin që detyron bizneset të dalin në tregun e hapur të energjisë elektrike, pavarësisht mungesës së kushteve të nevojshme për një veprim të tillë.

Sipas Hotit, ky hap po i ekspozon bizneset ndaj çmimeve shumë më të larta se ato që paguajnë aktualisht, duke rrezikuar konkurrueshmërinë dhe stabilitetin e tyre financiar.

banner

“Çfarë entuziazmi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për t’i detyruar bizneset të blejnë energjinë në treg të hapur, ku çmimi është disa herë më i shtrenjtë se çmimi që paguajnë tani?! Çfarë apatie e Qeverisë për këtë situatë të krijuar?! Kësaj situate, jo vetëm që i vjen era, por kundërmon”, ka shkruar Hoti.

Ky reagim vjen në një moment kur ekosistemi energjetik i vendit nuk është i përgatitur për një liberalizim të tillë dhe se vendimi është marrë pa strategji dhe pa analiza të thelluara mbi pasojat ekonomike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy