Donald Trump nikoqir i “Kennedy Center Honors” – Trump prezanton personalisht fituesit

by engel

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur këtë të mërkurë listën e të nderuarve të këtij viti në ceremoninë prestigjioze “Kennedy Center Honors”, duke konfirmuar gjithashtu se ai vetë do të jetë nikoqiri i mbrëmjes. Kjo është hera e parë që pas marrjes së drejtimit të institucionit, Trump prezanton personalisht fituesit.

Të nderuarit e këtij viti janë: George Strait, Michael Crawford, Gloria Gaynor, Kiss dhe Sylvester Stallone. Stallone ka qenë një mbështetës i hershëm i Trump dhe ka shërbyer si “ambasador” i tij në Hollivud, ndërsa Crawford ka qenë protagonisti i shfaqjes “Phantom of the Opera”, një nga prodhimet e preferuara të presidentit.

banner

Në një ceremoni në Qendrën Kennedy, Trump zbuloi fotografitë e secilit të nderuar nga mbulesa të kuqe, duke marrë rolin e producentit dhe prezantuesit, një hap që tradicionalisht është kryer përmes një njoftimi për shtyp nga institucioni dhe CBS.

Trump ka kritikuar në të kaluarën përzgjedhjet e “Kennedy Center Honors”, duke i cilësuar disa prej tyre si “radikalë të majtë”, por lista e këtij viti përfshin figura të njohura të muzikës country, rock dhe kinemasë, të cilët në shumicën e rasteve kanë mbajtur qëndrime të rezervuara politike.

Këtë vit, ndryshe nga mandati i tij i parë kur e shmangu këtë ceremoni, Trump ka marrë një rol aktiv si drejtues i Qendrës Kennedy, pasi ka zëvendësuar emërimet e ish-presidentit Joe Biden në bordin e institucionit. Kongresi i kontrolluar nga republikanët ka miratuar gjithashtu 257 milionë dollarë për rinovimin e qendrës, ndërkohë që demokratët kanë kritikuar faktin se Trump ka kërkuar të shkurtojë fondet për “National Endowment for the Arts”, por ka rritur buxhetin për këtë institucion.

Ceremonia e “Kennedy Center Honors” do të transmetohet nga CBS, duke ruajtur traditën e saj prej dekadash si një nga evenimentet më të rëndësishme të artit dhe kulturës në Shtetet e Bashkuara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy