Gara për Prishtinën, Syla: VV e shoh të tretën, diçka pak pikë pas LDK e PDK

by Nexhat

Gazetari, Valon A. Syla, thotë se garës për kryeqytet i prijnë Përparim Rama nga LDK dhe Uran Ismaili nga PDK, ndërsa Vetëvendosja ka penalizuar veten me kandidatin e zgjedhur.

Syla shkruan se indikatorët e parë tani pas daljes së listave dhe kandidatëve për asambleistë dhe shqyrtimit të sondazheve sugjerojnë balotazh mes Përparim Ramës dhe Uran Ismailit.

banner

“I analizova listat për Prishtinë dhe të dhënat e sondazheve të fundit. Lirisht mund të them se në Prishtinë ka balotazh dhe atë në mes të LDK dhe PDK, pra Përparim Ramës dhe Uran Ismailit me listat e tyre. I njoh kandidtatët edhe personalisht, dhe këtu e kisha veçu edhe Hajrullah Çekun i cili është ndoshta nga më të mirët e Vetëvendosjes në Qeverinë e fundit, të Kurtit.”

Sipas tij, ‘Lëvizja Vetëvendosje’ ka penalizuar veten me kandidatin që ka zgjedhur, Hajrullah Çekun.

“Megjithëkëtë, duket qartë se ai është shtyer pak si me zor të kandidoj nga Kurti, pa konsultim me degën në Prishtinë, i shtyer nga Prizreni ku e ka bazên elektorale. Për këtë arsye edhe po raportohet se kjo ka reflektuar keq te pika e VV’së në Prishtinë, lista e të cilës kish pak risi dhe jo ndonjë emer të veçantë që do ta bënte dallimin në terren”, përfundoi Syla.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy