Gjyqtari refuzon lirimin e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në paraburgim

by Nexhat

Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) Erjon Çela ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë për ish-presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, duke e lënë atë në “arrest në burg”.

Meta kishte kërkuar lirimin nga qelia, duke argumentuar se hetimet ndaj tij janë mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim, prandaj nuk ekziston më rreziku për prishje provash. Megjithatë, kërkesa e tij u rrëzua.

banner

Ish-presidenti i Shqipërisë u arrestua më 21 tetor 2024 dhe po përballet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Akuzat lidhen me lobimin e LSI-së në SHBA dhe çështjen CEZ-DIA.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy