Jetonte në Serbi, ky raportohet se është shqiptari nga Malisheva që u arrestua për krime lufte

by Nexhat

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se mëngjesin e sotëm në Prishtinë është arrestuar R.M., i dyshuar për “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Insajderi mëson se personi i arrestuar është shqiptari me emrin Ramadan Morina.

banner

Morina dyshohet se gjatë periudhës 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.

Sipas informacioneve të Insajderit, Morina po jetonte në Serbi. Ai ishte me profesion taksist.

“Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria Speciale njofton se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të arrestuarit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy