Skuadra e Seria A ka nisur bisedimet për transferimin e Kristjan Asllani

by jonzefaj

TSkuadra e Bolognas edhe zyrtarisht ka kontaktuar Interin në lidhje me transferimin e mesfushorit Kristjan Asllani, kanë njoftuar mediumet italiane të mërkurën.

Bëhet e ditur se Bologna po insiston në shërbimet e Asllanit, i cili po kërkohet gjithashtu edhe nga Fiorentina e Torino.

banner

Tek Interi janë të gatshëm ta lirojnë Asllanin, ndonëse për kartonin e tij po kërkojnë të paktën 20 milionë euro.

23-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Interit, ekip që është i hapur edhe për ta huazuar por me blerje të detyruar vitin tjetër.

Ai ka kontratë me Interin deri në vitin 2028, ndërsa deri më tani ka refuzuar ofertat nga Real Betisi e Sassuolo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy