Tragjedi në Mesdhe – Varka me emigrantë mbytet në Lampedusa: të paktën 22 të vdekur, 17 të zhdukur, mes tyre fëmijë

by engel

Një tjetër kapitull i zi i krizës së emigracionit është shkruar sot në ujërat pranë Lampedusës. Një varkë metalike, e mbingarkuar me njerëz që kërkonin shpëtim nga mjerimi, u përmbys vetëm 12,9 milje nga bregu, duke marrë me vete jetët e të paktën 22 personave. Mes viktimave janë një foshnjë e porsalindur dhe tre të mitur – dy djem dhe një vajzë e vogël.

Ngjarja u zbulua në orën 11:15 nga një helikopter i Guardia di Finanza. Përpjekjet e menjëhershme të Rojës Bregdetare, Guardia di Finanza dhe Frontex shpëtuan 61 njerëz, por 17 të tjerë vazhdojnë të mungojnë dhe frika është se ata nuk do të gjenden të gjallë.

banner

Këta njerëz, të nisur nga plazhet e Libisë veriore dy ditë më parë, lanë pas gjithçka në kërkim të sigurisë, por u ndeshën me dallget e pamëshirëshme të detit dhe me indiferencën e një Evrope që ende nuk ka gjetur një zgjidhje të përbashkët e humane për menaxhimin e migracionit.

Çdo trup i pajetë që shtrihet mbi bregjet e Lampedusës është një aktakuzë ndaj politikave të mbylljes së kufijve, ndaj rrjetit të trafikantëve që vepron i pandëshkuar dhe ndaj mungesës së korridoreve të sigurta për ata që ikin nga lufta, varfëria dhe persekutimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy