Zjarret bllokojnë emigrantët shqiptarë në Greqi: Rrezik i madh në aksin Arta-Janina dhe situatë dramatike në Patra

by informim peje

Qindra emigrantë shqiptarë që u nisën për pushime në atdhe, mbetën të bllokuar për orë të tëra në aksin që lidh Artën me Janinën në vendin e quajtur Filipiadha.

Situata ishte e rrezikshme pasi autobusë dhe autovetura u detyruan të ecin mbrapsht në krah të kundërt për më shumë se 1 kilometër në autostradë për të mos rrezikuar jetën e udhëtarëve nga zjarri.

banner

U desh ndërhyrja e zjarrëfikësve të cilët vunë nën kontroll flakët për të bërë të mundur kalimin e sigurtë të autobusëve me udhëtarëve.

Situata në zonën e Ahajias në afërsi të patrës mbetet dramatike.

Disa shtëpi janë djegur ndërsa mbetet i bllokuar prej disa orësh aksi që lidh Patrën me Pirgosin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy