Zjarret që prej ditësh kanë përfshirë zonën e Delvinës kanë prekur edhe objektet e kultit, duke djegur plotësisht kishën e fshatit Lefteroho.
Flakët kanë shkrumbuar pjesën kryesore të ndërtesës, duke shkaktuar dëme të parikuperueshme
Forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës kanë bërë përpjekje për ta shpëtuar, por për shkak të erërave të forta dhe përhapjes së shpejtë të flakëve, ndërhyrja ka qenë e pamundur.
Autoritetet po vlerësojnë dëmet, ndërsa situata e zjarreve në zonë mbetet ende e rënduar