Anësori argjentinas Garnacho ka marrëveshje me Chelsean

by Nexhat

Sipas gazetarit Ben Jacobs, Chelsea ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Alejandro Garnachon, në kuadër të një transferimi të mundshëm drejt “Stamford Bridge”.

Duke shkruar për GiveMeSport, Jacobs raporton se bisedimet mes dy klubeve, Chelsea dhe Manchester United, janë gjithashtu në fazë të avancuar.

banner

Manchester United kërkon rreth 58.9 milionë euro për kartonin e anësorit argjentinas, ndërsa Chelsea e vlerëson marrëveshjen e mundshme me një shifër më të ulët, nën 47.1 milionë euro.

Garnacho nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ruben Amorim për sezonin 2025/26, pas një forme jo të mirë në pjesën e fundit të sezonit të kaluar.

Nëse palët arrijnë marrëveshje për shifrën e transferimit, pritet që 20-vjeçari të zyrtarizohet si përforcimi i radhës i “Blues” para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy