Franco Mastantuono është futbollist i ri i Real Madridit

by Nexhat

Franco Mastantuono është bërë edhe zyrtarisht futbollist i ri i Real Madridit.

Mesfushori argjentinas, i cili i mbushi sot 18 vjet, ka nënshkruar kontratë me “Los Blancos” pasi i kreu me sukses vizitat mjekësore, shkruan “Gazeta Express”.

banner

Futbollisti i deridjeshëm i River Plates u prezantua nga presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, i cili beson shumë në kualitetet e futbollistit, të cilin e konsideron si të ardhme te gjigantit spanjoll.

“Sot është një ditë e veçantë. Sot është dita kur njëri prej talentëve më të mëdhenj në botë i bashkohet klubit tonë. Sot ne i urojmë mirëseardhje Franco Mastantuonos në Real Madrid”, tha fillimisht kreu i klubit madrilen.

“Franco e ka ëndërruar këtë ditë qe një kohë të gjatë. Ai e donte veç Realin. Franco është një ‘Madridista’ i vërtetë”, shtoi Perez.

Derisa prindërit e futbollistit u panë me lotët në sy, futbollisti e shprehu gëzimin e tij që u bë madrilen.

“Ëndrra ime u bë realitet. Ky është klubi më i madh i të gjitha kohëve dhe jam mjaft i lumtur.”

“Premtoj se do ta lë jetën time në fushë për këtë fanellë. Me mua, ju do ta keni një tifoz të Real Madridit duke luajtur për ju në fushën e blertë.”

“Dua ta falënderoj familjen time, gjyshërit e mi, kushërinjtë për gjithçka. Që janë këtu, që më kanë ndihmuar. Gjithashtu, të gjithë ata që i njoh në Argjentinë. Kjo nuk do të ishte e mundur pa ju.”

“Faleminderit edhe juve president Perez, faleminderit Juni Calafat. Faleminderit që keni besuar në mua. Hala Madrid.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy