Lipjan – Arrestohet 54-vjeçari që gjuajti me armë në një aheng familjar

by engel

Sot rreth orës 11:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Medvec të komunës së Lipjanit. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një armë të tipit AK-47 me municion dhe ka arrestuar të dyshuarin R.B. (mashkull, 54 vjeç), i cili dyshohet se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.

banner

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprat penale:
Përdorim i armës ose mjetit të rrezikshëm,
Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Policia ka rikujtuar se përdorimi i armëve të zjarrit në ndeja dhe ahengje paraqet rrezik serioz për sigurinë publike dhe apelon qytetarët që t’i shmangen këtyre veprimeve, në mënyrë që festat të kalojnë pa incidente.

“Në të kundërtën, Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo shkelësi,” thuhet në apel.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy