Peci: LVV mund të propozojë gjithë kabinetin për kryetar Kuvendi, faji do t’i mbetet ish-opozitës

by Nexhat

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka komentuar strategjinë e mundshme të Lëvizjes Vetëvendosje në përpjekjet për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se VV mund të paraqitet si palë konstruktive duke ofruar kandidatë për kryetar Kuvendi, ndërsa përgjegjësinë për bllokimin t’ia lërë opozitës.

banner

“VV mund të thotë se i ofrova krejt këta kandidatë, dhe opozita është fajtore që nuk po voton konstituimin e Kuvendit. Mendoj se do t’i qesin të gjithë anëtarët e qeverisë si kandidatë për kryetar Kuvendi. Ish-opozita do të bie në një pozitë të palakmueshme, e cila mund të çojë në ‘minusra politikë’ – dhe këta minusra do t’i hajë ish-opozita”, tha Peci në RTV21.

Ai ka komentuar edhe qëndrimin e Vetëvendosjes pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth konstituimit të Kuvendit

Ai shprehu shqetësimin e tij për heshtjen e këtij subjekti politik dhe sugjeroi se ajo mund të jetë një strategji për të vazhduar me të njëjtin qëndrim politik, pavarësisht aktvendimit.

“Heshtja e VV-së, ose që po e presin aktvendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, ma ngjall një lloj brenge, sepse mundohen ta gjejnë ndonjë fjalë për ta vazhduar njësoj”, tha Peci.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy