Policia e Kosovës – Mbi 1,800 gjoba trafiku dhe dhjetëra aksidente brenda 24 orëve

by engel

Policia e Kosovës njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar me zbatimin e planeve operacionale për sigurinë rrugore dhe rendin publik në tërë territorin e vendit.

Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar gjithsej 1,827 gjoba ndaj kundërvajtësve të rregullave të trafikut.

banner

Në raportin e aksidenteve, janë evidentuar:
64 aksidente trafiku me dëme materiale,
47 aksidente trafiku me persona të lënduar.

Po ashtu, policia ka realizuar edhe veprime tjera operacionale, ku janë arrestuar 22 persona, prej të cilëve:
14 persona janë dërguar në mbajtje,
1 person është dërguar për vuajtje të dënimit.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin shpejtësinë mbi normat e lejuara dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy