Urdhërarrest ndërkombëtar për Arbenita Ismajlin, ish-bashkëshorten e Feros

by engel

Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar një urdhërarrest dhe letër rreshtimi ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit, ish-bashkëshortes së reperit Feronit Shabani (Fero). Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe është konfirmuar nga zyrtari për media i gjykatës, Sabit Shkodra.

Në qershor 2025, Prokuroria nisi hetimet ndaj Ismajlit për veprën penale “Mospërfillje e gjykatës”, pasi dyshohet se nuk ka respektuar vendimin gjyqësor që i lejonte babait biologjik të vajzës, Feronit Shabani, ta takonte dy herë në muaj përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan. Sipas aktvendimit, që nga 19 marsi 2025, Ismajli nuk ka lejuar kontaktin mes vajzës dhe babait, duke vepruar në kundërshtim me vendimin e formës së prerë.

banner

Hetimet janë mbështetur në:
Deklaratën e Feronit Shabani në polici
Njoftimin nga QPS Gjilan (16.04.2025)
Autorizimin dhe revokimin e noterizuar (janar dhe mars 2025)
Procesverbalin gjyqësor (12.06.2024)
Aktgjykimet e Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit
Komunikimet elektronike mes policisë dhe njësisë ILEC

Më 10 korrik 2025, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj Ismajlit për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”. Sipas prokurores Rabije Sadiku, që nga shtatori 2024, Ismajli ka marrë vajzën N.Sh. dhe është larguar nga Kosova drejt vendeve të Evropës dhe Lindjes së Afërt, duke pamundësuar ushtrimin e të drejtës prindërore nga babai, të cilën gjykata ia kishte besuar.

Ismajli akuzohet edhe për shkelje të pajtimit gjyqësor më 2, 16 dhe 28 gusht 2024, duke mos lejuar kontaktin e vajzës me babain gjatë vikendeve, festave dhe pushimeve, siç ishte parashikuar nga vendimi i Gjykatës Themelore në Gjilan.

Në vitin 2024, Arbenita Ismajli fitoi të drejtën e kujdestarisë për vajzën. Ndërkohë, Prokuroria në Gjilan ka ngritur aktakuzë edhe ndaj Feronit Shabani për tri vepra penale: dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje, të kryera ndaj Ismajlit në periudhën qershor–tetor 2024.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy