AGK mirëpret kredinë 2.5 milionë euro për RTK-në dhe bën thirrje për ndaljen e presionit politik

by engel

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas vendimit të Qeverisë në detyrë për t’i dhënë Radio Televizionit të Kosovës (RTK) një kredi prej 2.5 milionë eurosh. Në një postim në Facebook, AGK e ka mirëpritur këtë vendim, duke e cilësuar si një zgjidhje të përkohshme financiare që siguron funksionimin e RTK-së për të paktën tre muajt e ardhshëm dhe mundëson ekzekutimin e pagave për rreth 700 punonjës.

AGK thekson se ka qëndruar pranë gazetarëve dhe stafit të RTK-së që nga fillimi i krizës financiare dhe i përgëzoi ata për kryerjen e detyrave pavarësisht presionit.

banner

Në reagim, organizata i ka bërë thirrje Qeverisë në detyrë dhe partisë që e udhëheq atë, Lëvizjes Vetëvendosje, të ndalojë presionin e vazhdueshëm politik ndaj RTK-së. Po ashtu, AGK kërkoi që legjislatura e re të miratojë një ligj të ri për Transmetuesin Publik, i cili do të garantonte funksionimin e pavarur dhe të papenguar të RTK-së, duke përfshirë edhe zgjidhjen e çështjes së pronës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy