Bajrami: Ish-kabinetit të Kurtit iu duket ligjore të marrin paga si ministra e jo ligjore të paguajnë punëtorët e RTK-së

by Nexhat

Deputetja nga radhët e LDK-së Hykmete Bajrami i ka bërë thirrje prokurorisë që të merret me ish Kabinetin Kurti, i cili sipas saj i ka lënë paga punëtorët e RTK-së

Bajrami ka thënë se ish-kabinetit po i duket ligjore të marrin paga si ministra dhe joligjore të paguajnë punëtorët e RTK-së.

banner

“Punëtorët e RTK-së duhet të paguhen, askush s’ka të drejtë të luaj me fatin 700 familjëve.Nëntoka e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila për gati 5 vjet në pushtet, me kontroll absolut në pothuaj të gjitha institucionet, nuk ka gjetur asnjë shkelje, as për Avdullah Hotin, as për mua, sot po i bën thirrje Prokurorisë Speciale të merret me ne se kinse paskemi bërë shkelje në vitin 2021 kur nuk i kemi lënë 700 punëtorë të RTK-së pa paga. Jo, nuk ka qenë shkelje ligjore. Vendimi i vitit 2021, ka qenë zgjidhje pragmatike brenda ligjit, sepse ne nuk kemi pasë fytyrë si ju me marrë paga për vete dhe me i dënu 700 punëtorë të Radio Televizionit Publik”, ka thënë Bajrami.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy