Dy të plagosur nga të shtënat pranë një xhamie në Örebro të Suedisë

by engel

Dy persona kanë mbetur të plagosur të premten gjatë një sulmi me armë zjarri pranë një xhamie në qytetin jugor të Suedisë, Örebro, gjatë kohës së faljes së xhumasë.

Sipas mediave lokale, njëri nga të plagosurit u qëllua ndërsa po dilte nga xhamia. Dëshmitarët kanë treguar për SVT News se një burrë u afrua dhe hapi zjarr duke qëlluar 4–5 herë, ndërsa më pas u dëgjuan të shtëna të tjera edhe kur viktima ishte shtrirë në tokë.

banner

Policia suedeze ka konfirmuar se dy persona janë plagosur, pa dhënë detaje për gjendjen e tyre shëndetësore. Hetimet paraprake për “tentativë vrasjeje” janë hapur, ndërkohë që në vendngjarje po zhvillohet një operacion i madh policor.

Sipas raportimeve, disa njësi shpëtimi, dhjetëra oficerë policie dhe shtatë autoambulanca ndodhen në zonë. Autoritetet ende nuk kanë dhënë informacion mbi autorin e dyshuar apo motivin e sulmit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy