Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se sot është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të prokuruara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe atasheu ushtarak i ushtrisë amerikane në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shaw.
Kurti e ka cilësuar këtë furnizim si një dëshmi të partneritetit të palëkundur me SHBA-të dhe një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
“Ushtria jonë do të vazhdojë të zhvillohet krah për krah me partnerin tonë strategjik, jo vetëm në trajnime, por edhe në shkollim dhe doktrinë, e cila bazohet në atë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Kurti.